Vatër e re në Shkodër, infektohet punonjësi i një fabrike të pijeve energjike dhe një infermiere

Mësohet se bashkë me punonjësin, ka rezultuar edhe një infermiere.

Një punonjë i një fabrike që prodhon pije energjike në Shkodër ka rezultuar pozitiv me Covid-19, duke shtuar kështu një vatër të re në këtë qytet. Mësohet se bashkë me punonjësin, ka rezultuar edhe një infermiere.COVID-19 nuk po largohet nga Shqipëria. Aktulisht në vendtin tonë janë infektuar 773 persona dhe kanë humburjetën 31 pacientë. Ndërkohë janë shëruar 470 qytetarë.  Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 7 raste të reja. Harta është zgjeruar me 3 raste  në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin të tyre në 470. Ndërkohë, në spitalet COVID po marrin mjekim 36 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar dhe 6  prej tyre janë në terapi intensive dhe në spitalin COVID-2 janë 5 të tjerë.