Vazhdojnë dërgesat ushtarake të SHBA-ve në rajonin e YPG/PKK-së

Mësohet se në muajin e fundit nga pika kufitare Simelke mes kufirit Siri-Irak kanë hyrë në orët e vona të natës rreth 1.500 maune në territorin nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK

SHBA vazhdon të dërgojë armë, municione dhe furnizime ushtarake në rajonet nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së në Haseke ka marrë nga burime të sigurta, mësohet se në muajin e fundit nga pika kufitare Simelke mes kufirit Siri-Irak kanë hyrë në orët e vona të natës rreth 1.500 maune në territorin nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK.

Burimet kanë njoftuar se shumica e këtyre ngarkesave kanë vajtur për mbështetje ndaj YPG/PKK-së me arsyetimin se do të konfliktohet me DEASH-in në Dejrizor, ndërsa një pjesë është përcjellë në depot e SHBA-ve në Harab Ishk, Çelebi dhe Ajn Isa.

Në transportimet e reflkektuara në kamerat e AA-së vërehet se në dërgesa ka pasur automjete të blinduara, transportues të personelit, armatime të lehta këmbësorie, pajisje të armëve të rënda, municione, makineri pune dhe një numër i madh i produkteve për strehim.

Po ashtu burimet theksojnë se rreth një e katërta e këtyre janë për përdorim nga ushtarët e SHBA-ve, ndërsa pjesa tjetër e mbetur janë për aleatin e saj YPG/PKK-në.

SHBA-të edhe më parë i kanë dorëzuar organizatës terroriste YPG/PKK armë, automjete dhe municione të cilat i ka sjellë nga Iraku me mijëra maune dhe kamionë. Dërgesën e parë SHBA e ka kryer në prill të vitit 2016.

Në situatën aktuale SHBA ka 15 pika dhe baza ushtarake në rajonet nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK në Siri. Ndërkohë SHBA vazhdon ndërtimin e tre bazave në Kamishli dhe Dejrizor. Me pajisjet dhe njësitë speciale që SHBA ka në pikat në fjalë, ofron mbështetje për operacionet e YPG/PKK-së kundër DEASH-it, si dhe i mbron ata nga forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS).

Organizata terroriste YPG/PKK armët dhe municionet që ka marrë nga SHBA-të i depoziton në 13 pika në veri të Sirisë, ndërsa shpërndarjen e tyre për anëtarët e saj organizata e kryen nga këto depo.