Sipas parashikimeve reshjet do të intesfikohen gjatë pasdites dhe në darkë. Moti me reshje shiu do të vazhdojë për disa ditë, ku sipas sinoptikanëve edhe dita e hënë na pret me reshje. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e dëborës.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 08ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 17ºC dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 18ºC.
Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 6 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat të cilat do të sjellin reshje shiu thuajse në të gjithë territorin.
Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01ºC deri në 10ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 12ºC.


