Vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga përmbytjet në Japoni

Agjencia e Fatkeqësive Kombëtare ka njoftuar se nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të cilët e kanë marrë në ndikim perëndimin e vendit që nga java e kaluar, ka shkaktuar vdekjen e 209 personave

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Japoni, është rritur në 209, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës “Japan Times”, Agjencia e Fatkeqësive Kombëtare ka njoftuar se nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të cilët e kanë marrë në ndikim perëndimin e vendit që nga java e kaluar, ka shkaktuar vdekjen e 209 personave.

Në 31 prefektura të vendit brenda një jave kanë ndodhur rreth 700 rrëshqitje të tokës për shkak të reshjeve të dendura.

Zyrtarët theksojnë vazhdon kërkimi i mbi 50 të humburve, duke shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të të vdekurve.

Në qytetet Hiroshima, Okayama dhe Ehime vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit me ekipet me mbi 70 mijë persona.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrit dhe të Fatkeqësive, rreth 6.700 persona qëndrojnë nëpër strehimore.

Mbi 5.9 milionë personave iu dha urdhër të lëshojnë shtëpitë e tyre në 19 prefektura për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve.

Shumica e viktimave u raportuan në prefekturat Hiroshima. Ehime, Okayama, Yamaguchi, Kyoto, Gifu, Shiga, Hyogo, Kochi dhe Fukuoka.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, shtyu vizitat e planifikuara në Evropë dhe në Lindjen e Mesme, për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve.