Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -5ºC deri në 03ºC, në zonat e ulëta nga 00ºC në 10ºC dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 10ºC.
Era do të fryej në drejtim Verilindor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash që do të sjellin reshje të pakta bore.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -6ºC deri në 04ºC dhe në zonat e ulëta nga 00ºC në 06ºC.



