Basha do të bëjë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.
Basha dje u takua me kryeministrin Avdullah Hoti, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj dhe drejtuesit e LDK-së e PDK-së.



