Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti, roja i rezidencës: I pashë me një qese me kërpudha helmuese në dorë, u thashë të mos i hanin. Mjeku i QSUT-së: Mëlçia u kishte dalë jashtë funksionit

Ai shton se u ka thënë atyre të mos i konsumojnë, por që familja Haliti nuk e ka dëgjuar. Mjeku i QSUT, Alert Drishti, i cili ka pritur tre pacientët nga Gjilani, ka deklaruar në një prononcim për ABC se ata kanë ardhur në gjendje të rëndë nga spitali i Durrësit. Mjeku shprehet se të tre pacientët ishin në fazën e tretë, kur veshka dhe mëlçia e tyre kishte dalë jashtë funksionit.

Roja i sigurisë së rezidencave ku po pushonte familja Haliti, tre anëtarët e të cilës vdiqën në spital pas helmimit nga kërpudhat, ka treguar se çfarë ka parë. Mësohet se përpara grupit hetimor, roja është shprehur se se i ka parë tre familjarët duke u futur në banesë me një qese me kërpudha të cilat janë helmuese. Ai shton se u ka thënë atyre të mos i konsumojnë, por që familja Haliti nuk e ka dëgjuar.

Mjeku i QSUT, Alert Drishti, i cili ka pritur tre pacientët nga Gjilani, ka deklaruar në një prononcim për ABC se ata kanë ardhur në gjendje të rëndë nga spitali i Durrësit. Mjeku shprehet se të tre pacientët ishin në fazën e tretë, kur veshka dhe mëlçia e tyre kishte dalë jashtë funksionit.

“Sillen nga spitali i Durrësit me ambulancë me ne. Menjëherë u konstatua se kishin një gjendje të rëndë. Pacientët ishin në fazën e tretë të toksikacionit nga kërpudha. U filluar mjekimi. U morën analiza. U konstatua se ata ishin në gjendje të rëndë. Ishin në fazën e tretë. Kjo kërpudhe kur hahet dhe konsumohet, pacienti nuk shfaq shenja për 6 orë. Pastaj deri në 24 orë kemi periudhën e dytë. Pacienti vjen me diarre dhe të vjella. Faza e tretë është 24 orë deri në tre ditë. Kemi fazën e mëlçisë dhe veshkës. Pacientët erdhën pikërisht në këtë fazë, kur mëlçia dhe veshka kishin dalë nga funksioni. Edhe pacientët që trajtohen që në fillesë, prognoza e tyre mund të jetë fatale. Pacientët erdhën në ditën e tretë. 5 orë kanë qëndruar në urgjencë dhe toksikologji dhe më pas janë transferuar në reanimacion. E moshuara ishte me problem zemre dhe vdiq e para. Ajo ka qëndruar rreth 7 orë në QSUT. Më pas humbi jetën i biri dhe më vonë nusja,”- u shpreh mjeku.

Sot, ekspertiza vulosi shkakun e vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti, që rezultoi të ishte helmimi për shkak të konsumimit të kërpudhave. Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi ditën e shtunë në mbrëmje dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës. Më pas ata u nisën me urgjencë drejt QSUT-së, ku dhe ndërruan jetë.

Nga ana tjetër, janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë pasi duke qenë se është zonë rezidenciale të gjitha godinat janë të monitoruara me kamera. Djali i familjes Haliti, Hakiu hodhi akuza ndaj mjekëve për neglizhencë, ndërsa bluzat e bardha u shprehën se ata e kishin kryer detyrën e tyre deri në fund.