Velipojë, dy persona bllokohen në det

Moti i keq ditën e sotme ka bllokuar dy persona në det në plazhin e Velipojës

Moti i keq ditën e sotme ka bllokuar dy persona në det në plazhin e Velipojës.

Policia e Shkodrës ka nisur operacionin për nxjerrjen e mjetit lundrues së bashku me dy personat në bord në breg. Në ndihmë ka shkuar edhe një mjet tjetër lundrues, i cili po bën të mundur shpëtimin e personave pasi edhe dallgët janë të forta dhe rrezikshmëria është e lartë.

Burime pranë redaksisë sonë bëjnë me dije se shkak kanë qenë kushtet atmosferike. Ashtu si u parashikua, vendi ynë u përfshi nga erëra me drejtim nga jugu në juglindje dhe forca e detit arriti deri në 8 ballë në det të hapur.Image may contain: cloud, sky, ocean, water, outdoor and natureImage may contain: ocean, sky, cloud, beach, outdoor, nature and waterImage may contain: cloud, sky, ocean, water, outdoor and nature