Venecia miraton opinionin përfundimtar për vettingun në politikë

Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin final lidhur me amendamentet e propozuara nga opozita shqiptare për vettingun në politikë.

Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin final lidhur me amendamentet e propozuara nga opozita shqiptare për vettingun në politikë.

Në një mbledhje ku përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës shprehën qëndrimet e tyre lidhur me pyetjet e ngritura nga opinioni i ndërmjetëm i këtij komisioni, Venecia ka miratuar opinionin e saj final i cili ndryshon vetëm disa pika të atij të ndërmjetëm, të mbërritur në Tiranë ditë më parë.

Njoftimi për media i këtij komisioni thekson mungesën e përcaktimit të kritereve në amendamentet “blu” të cilat do të ndalonin abuzimin me pushtetin. Duke njohur qëllimin legjitim të këtyre propozimeve të cilat synojnë heqjen e shkelësve të Ligjit apo influencës së tyre nga qeveria dhe jeta politike, Komisioni i Venecias shpreh shqetësim se mungesa e qartësisë ligjore sa i përket implementimit të vettingut të propozuar mund të çojë në komplikime të rënda sa i përket të drejtës së atyre që do të jenë subjekt i këtij procesi./ ABCNews