Venezuelë, qeveria dhe opozita bien dakord për dialog

Presidenti venezuelian shpreh 'besim në një marrëveshje të madhe të paqes dhe bashkëjetesës' pas bisedimeve të Barbados...

Presidenti i Venezuelës njoftoi se qeveria dhe opozita ranë dakord për krijimin e një “tryeze të dialogut”, një ditë pas mbarimit të bisedimeve në Barbados për të zgjidhur krizën politike në vazhdim.

“Pas tre ditëve të një udhëtimi intensiv të dialogut me opozitën e Venezuelës, ne ramë dakord të krijuam një tryezë të përhershme të dialogut,” tha Nicolas Maduro të enjten vonë në Twitter.

Presidenti theksoi se ai ka një “besim absolut” se qeveria dhe opozita do të arrijnë “shumë shpejt një marrëveshje të madhe të paqes dhe bashkëjetesës”.

Maduro gjithashtu vlerësoi gatishmërinë e qeverisë norvegjeze, e cila ishte ndërmjetësi i bisedimeve.

Të mërkurën, qeveria e Venezuelës njoftoi fundin e bisedimeve në Barbados, duke i quajtur ata “shkëmbim të suksesshëm” të mendimeve.

Zv.presidenti Jorge Rodriguez theksoi se bisedimet e Barbados ishin një hapësirë për “shpërndarjen e kritikave përmes mjeteve kushtetuese dhe paqësore”.

Duke filluar të hënën, një numër takimesh u mbajtën në Barbados për të gjetur zgjidhje paqësore për krizën politike të vendit të Amerikës së Jugut.

Ana e opozitës ende nuk ka bërë një deklaratë në lidhje me përmbajtjen e bisedimeve apo marrëveshjes.

Të hënën, Maduro deklaroi se bisedimet e Barbados do të përqëndroheshin në gjashtë pika kryesore, të përbërë nga një “strategji dhe agjendë integrale gjithëpërfshirëse”, duke përfshirë të gjitha çështjet kryesore të vendit.

Bisedimet e Barbados pasuan bisedimet në Oslo, këtë Maj por që nuk dha fryte.

Trazirat politike kanë vazhduar në Venezuelë midis presidentit Maduro dhe kreut të opozitës Juan Guaido që nga 10 janari.

Guaido në janar shpalli veten presidentin e ligjshëm të Venezuelës, duke hedhur poshtë rizgjedhjen e Maduro 2018 si një mashtrim, një veprim i njohur nga më shumë se 50 shtete, duke përfshirë SHBA-të.

Por institucionet e Venezuelës si dhe ushtria kanë vënë peshën e tyre aps Maduros.

Turqia gjithashtu ka mbështetur Maduro si sundues legjitim të vendit përballë përpjekjeve të grushtit të shtetit të mbështetur nga jashtë.

I penguar nga kundërshtimi i ushtrisë dhe sfidat publike ndaj legjitimitetit të tij, në muajin Maj, Guaido dhe aleatët e tij kryesisht perëndimorë ranë dakord të merrnin pjesë në bisedimet në Oslo.