“Vetëpërmbajta, relative”, Meta: S’kam tentuar që të marr kompetenca të qeverisë. Jam përballur me ndërhyrje ilegjitime të disa diplomatëve të huaj

Presidenti Ilir Meta deklaroi se ai nuk ka tentuar asnjëherë që të marrë kompetenca të qeverisë apo të Kuvendit, ndërsa shtoi se e kundërta ka ndodhur. Gjatë një konference për mediat, Meta sqaroi se ai ka kontribuar në sheshimin e konflikteve.

Po ashtu ai tha se në disa raste diplomatë të caktuar kanë ndërhyrë në mënyrë ilegjitime.

“Nuk ka tentuar asnjëherë presidenti i Republikës që të marrë kompetenca të qeverisë, apo të Kuvendit të Shqipërisë, përkundrazi, e kundërta ka ndodhur. Ka qenë presidenti që ka bashkëpunuar për parandalimin e konflikteve. Vetëpërmbajta është relative dhe dinamike. Marrëdhëniet e mia me diplomatët shumë të mira. Diplomatë të huaj janë bërë palë me shkelët e ligjit në disa raste. Presidenti ka dënua prerë çdo ndërhyrje për raste flagrante, siç është rasti i Dvoranit. Presidenti është përballur me ndërhyrje ilegjitime të diplomatëve të caktuar, apo bllokimin e KLD-së, apo për veprimet manipuluese të ish-kreut të KED për emërimet në drejtësi. Përballë qëndrimit të presidentit, këta diplomatë janë tërhequr. I kam tërhequr vëmendje çdo diplomati që u bë pjesë e katit të njëanshëm të marrëveshjes së 5 qershorit. Ka pasur diplomatë që kanë vënë në diskutim dekretet e presidentit. Pozicioni i presidentit s’do të ndryshojë.”, tha Meta.