Vetëplagoset me armë 19-vjeçari në Kurbin

Sipas informacioneve, dyshohet që 19-vjeçari të jetë vetëplagosur.

Një 19-vjeçar në Kurbin ka mbetur i plagosur me armë brenda banesës së tij. Burimet policore thonë se i plagosuri është Hendrik Gjoka.

Sipas informacioneve, dyshohet që 19-vjeçari të jetë vetëplagosur.

I riu u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës nga familjarët e tij, transmeton Klan.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për mbledhjen e provave.

Ndërkohë që i riu po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës.