Mjeku i Urgjencës ka tteguar se u njohën me rastin e pacientit 60-vjeçar Leonard Skabona që u vetëvra sot. Në një prononcim për FaxNews, mjeku tregon se 127 ua ka referuar rastin dhe se pacienti ishte në gjendje të rëndë.
“Rasti na u referua pak ditë më parë nga 127. E morëm 60-vjeçarin dhe e sollëm në Urgjencë. Kishte shenja të rënduara, oksigjeni në nivelin 70,”- tha ai ndër të tjera.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar rreth orës 00:30. Nga njoftimi i policisë nuk u raportua se pacienti ishte i infektuar me Covid-19, apo se në cilin spital ndodhi vetëvrasja. Këto detaje u zbardhën nga mediat. Mjekët e turnit që po kujdeseshin për të ndjerin, janë marrë në pyetje.



