Ilir Mustafaj, kandidat për gjyqtar në Gjykatën Kushteteuse është shkarkuar nga vetingu. Ai nuk mundi të kalojë këtë filtër për shkak se nuk justifikonte pasurinë. Në përfundim të seancë Mustafaj tha se me këtë vendim drejtësia humbi një profesionist dhe se KPK shkeli ligjin duke e nxjerrë nga sistemi.
Gjithashtu KPK mëngjesin e kësaj të enjteje shkarkoi edhe drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Ardian Ylli, edhe ai për mos justifikim të pasurisë. Ndërsa Elida Kaçkini, Prokurore e Tiranës dhe kandidate për SPAK, e kaloi me sukses vetingun



