VIDEO/Donald Trump lë “Shtëpinë e Bardhë”, i drejtohet avionit dorë për dorë me Melania, Biden do të betohet si president i 46-të, merren masa të rrepta sigurie, 20 mijë ushtarë vendosen në gatishmëri

Cermonia do të zhvillohet në orën 9:00 me orën amerikane dhe do mund të ndiqet në disa kanale televizive duke përfshirë CNN, MSNBC, CNBC dhe Fox New, po ashtu analet ABC, CBS, NBC, PBS. Sling , FuboTV , Hulu Live TV dhe CBS All Access do të transmetojnë drejtpërdrejt ngjarjen e inaugurimit.

Sot zyrtarisht merr fund ‘epoka’ e republikanëve në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Donald Trump do të largohet sot nga vendi ku qëndroi për 4 vite, për t’ja lënë rrugën e hapur pasardhësit të tij, Joe Biden. Në media është publikuar, me detaje si do të zhvillohet cermonia.

Si fillim, do të zhvillohet betimi i presidentit Joe Biden dhe zëvendës presidentes Kamala Harris. Më pas do të zhvillohen homazhe në Varrezat Kombëtare të Arlingtoni-të. Duke vazhduar me fjalimi tradicional përurues.

Ceremonia do të zhvillohet në orën 9:00 me orën amerikane dhe do mund të ndiqet në disa kanale televizive duke përfshirë CNN, MSNBC, CNBC dhe Fox New. Po ashtu kanalet ABC, CBS, NBC, PBS. Sling , FuboTV , Hulu Live TV dhe CBS All Access do të transmetojnë drejtpërdrejt ngjarjen e inaugurimit.

Janë marrë masa ekstreme sigurie ku, janë mbyllur rrugët dhe 20 mijë ushtarë të gardës janë vënë në gatishmëri, në mënyrë që procesi i inagurimit të ketë siguri të lartë.

Presidenti në largim Donald Trump nuk do të jetë pjesë e inagurimit, ai do të largohet nga Uashingtoni që në mëngjes dhe në momentin kur Biden të betohet me dorën mbi Bibël, republikani do të jetë në Florida.

Me ardhjen e Biden si presidenti i 46-të, Trump do t’i hiqet mbrojtja ligjore dhe do të përballet me hetime shtetërore të çështjeve të tij të biznesit po ashtu edhe për nxitjen e tij të trazirave të Capitolit në 6 janar. Nëse Trump dënohet në gjyqin në Senat, ai do të ndalohet të kandidojë përsëri për president.

Presidenti Trump sapo doli nga Shtëpia e Bardhë. Në pamjet e bëra virale ai shfaqet dorë për dore me Melania Trump, për t’u larguar me helikopter. Ai do të shkojë në Andrews, ku pritet të ketë një ceremoni të shkurtër lamtumire, përpara një fluturimi të fundit presidencial në Palm Beach.