VIDEO/ Protesta për vrasjen e 7-vjeçares, Berisha dhe Meta krah për krah para Kryeministrisë, i japin dorën njeri-tjetrit

Pasi kanë ecur për disa minuta në Bulevard, kreu i PD Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta kanë qëndruar krah për krah në protestë.

Berisha më herët ndezi qiri në shkallët e kryeministrisë dhe më pas u largua për të qëndruar mes qytetarëve.

Meta është takuar sakaq me qytetarët dhe më pas të dy janë vendosur në të njëjtin vend, përballë Kryeministrisë. Dy liderët kanë qendruar disa minuta dhe më pas janë takuar dhe janë ndarë.