Vidhte banesat dhe përdhunonte të moshuarat, arrestohet “tmerri i Palasës”

Krahas banesave që vidhte, ka dhe akuza nga të moshuara në Himarë për përdhunim.

Policia e Vlorës ka arrestohet ditën e sotme një person i cili ishte kthyer në “tmerrin e Palasës”, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh.

Krahas banesave që vidhte, ka dhe akuza nga të moshuara në Himarë për përdhunim.

Personi në fjalë, teksa është pikasur nga policia, është munduar të largohet, por pa mundur që t’ja dalë.

Autori i dyshuar është identifikuar nga kamerat e sigurisë së një prej banesave që ka grabitur. Krahas sendeve dhe orendive me vlerë vidhte edhe ullinj, vaj ulliri, raki etj.

Në dëshminë në komisariat, ai nuk i pranon krimet e bëra, duke deklaruar se nuk i ka kryer ai./CNA.al