VIP-at dhe koronavirusi, nga Rugani tek Tom Hanks, njerëzit e famshëm që s’i shpëtuan infektimit (LISTA)

Koronavirusi prek VIP-at, cilët janë personazhet që s'i shpëtuan kthetrave të virusit vdekjeprurës...

Virusi vdekjeprurës Covid-19 ka prekur jo vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe shumë personazhe të njohur në botën e showbiz-it. Mesa duket koronavirusi nuk i kursen as personazhet e njohur, dhe një gjë është e qartë: Sado i privilegjuar të jesh, këtij virusi nuk i shpëton askush.

Aktori, Tom Hanks dhe bashkëshortja.

1.Fituesi i  çmimit Oscar, Tom Hanks ka zbuluar se ai dhe gruaja Rita Wilson kanë rezultuar me test  pozitiv për koronavirusin në Australi, dhe të dy sëbashku janë futur në karantinë.

Fatemeh Rahbar, deputete në Teheran.

2.Një zyrtare e lartë humbi jetën nga koronavirusi në Iran. Deputetja konservatore 55-vjeçarja, Fatemeh Rahbar, që ishte zgjedhur së fundmi në parlament nga Teherani, u nda nga jeta për shkak të virusit Covid-19.

Kryeministri Trudeau dhe bashkëshortja.

3.Sophie Grégoire Trudeau, gruaja e kryeministrit Justin Trudeau ka rezultuar pozitive me koronavirus. Ajo dhe bashkëshorti i saj janë vetë-izoluar në shtëpinë e tyre.

Lajmi u konfirmua gjatë një deklarate për shtyp nga zyra për mediat e Trudeau, të cilët bënë me dije se rezultatet e analizave kishin dalë ditën e sotme dhe se të dy gëzojnë shëndet të plotë.

Futbollisti, Daniele Rugani.

4.Juventus gjithashtu në një komunikatë për shtyp njoftoi se mbrojtësi i Juves, Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv me koronavirus, duke vënë në alarm gjithë klubin. Menjëherë pas lajmit, të gjithë lojtarët e Juventus janë izoluar në karantinë, duke përmendur këtu edhe yllin e futbollit Cristiano Ronaldo që është vetëizoluar në Portugali. Mediat në Itali raportuan se dyshohet që Rugani të jetë infektuar nga lojtarët e Juventus U-23 aty ku aktivizohet sulmuesi shqiptar Giacomo Vrioni.

Trajneri Mikael Arteta.

5.Arsenali ka njoftuar zyrtarisht se trajneri Mikel Arteta është i infektuar me Coronavirus. Ky është mesazhi përfundimtar për drejtuesit e FA-së, që Premier League duhet të pezullohet. Të paktën, nuk duhet të luhen ndeshje me tifozë.

Basketbollisti Rudi Gubert.

6.Gjithashtu, Rudi Gubert, basketbollist i Utah Jazz, ka dalë pozitiv pas testimit për Covid-19. Të gjithë lojtarët kanë bërë analizat, por vetëm ai rezultoi i infektuar. Konfirmimi për basketbollistin amerikan erdhi pak orë përpara fillimit të ndeshjes kundër Thunders.

Fábio Wajngarten.

7.Fábio Wajngarten, shefi i komunikimit i Presidentit brazilian Jair Bolsonaro, ka rezultuar pozitiv, duke u kthyer në vendlindje me simptoma të ngjashme gripi. Ai takoi gjatë vizitës së tij, edhe presidentin Donald Trump, duke ngjallur dyshime të një infektimi edhe për presidentin amerikan. Megjithatë Ëajngarten është në pritje të rezultateve të një testi të dytë për të konfirmuar 100% diagnozën.

Peter Dutton.

8.Ministri i Brendshëm i Australisë, Peter Dutton është infektuar me koronavirus. Këtë lajm e ka dhënë vetë ministri, pasi ka deklaruar se ka temperaturë, dhimbje të fytit dhe se testi i ka dalë pozitiv.

Alberto Cirio.

9.Mes të prekurve me koronavirus është dhe guvernatori i Piemontes, Alberto Cirio, gjendja e të cilit u komunikua nga stafi i tij.

Irene Montero.

10. Ministrja spanjolle për Barazinë Gjinore, Irene Montero rezultoi pozitive pas testit për koronavirusin.