Viti Vllaznisë, kryesues dhe të bukur për t’u parë, Djarmati rrëfen merkaton, flet edhe për problemet me pagat

Flet drejtori sportiv i shkodraneve...

Në një sezon të çuditshëm në shumë aspekte, një nga gjërat e pakta pozitive është rikthimi i Vllaznisë. Shkodranët nuk janë më një surprizë, por një realitet i prekshëm, kryesues që në fillim ndërsa tashmë konsolidojnë dhe më shumë pozitat me nëntë pikë plus në raport me ndjekësit.

Pavarësisht se janë një ekip solid dhe i plotë, Vllaznia mbetet një nga klubet më aktive në tregun e transferimeve.

Matko Djarmati, drejtori sportiv i Vllaznisë, arkitekti i këtij ekipi, në një lidhje live në emisionin “Sport News”, në “News24”, foli për merkaton, emrat e lakuar së fundmi por dhe për disa probleme që e kanë shoqëruar klubin që nga fillimi i sezonit, pagat dhe mungesa e një fushë stërvitore: