Vitin e kaluar janë regjistruar 36.9 milionë njerëz me HIV në botë

Në raport thuhet se vitin e kaluar në botë janë regjistruar 36.9 milionë njerëz me HIV, nga të cilat 21.7 milionë janë trajtuar

Vitin e kaluar si pasojë e AIDS-it kanë humbur jetën 940.000 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Programi i Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS (UNAIDS) njoftoi se, sipas të dhënave nga viti 2017, 75 për qind e numrit të përgjithshëm të personave të infektuar me HIV e dinë se janë të infektuar me virusin.

Rezultatet e raportit të ri të UNAIDS tregojnë se testimi i HIV-it dhe kurimi i tij kanë ndihmuar për të ardhur deri te numri më i madh i personave që jetojnë me këtë virus.

Në raport thuhet se vitin e kaluar në botë janë regjistruar 36.9 milionë njerëz me HIV, nga të cilat 21.7 milionë janë trajtuar.

Në të njëjtën periudhë, rreth 1.8 milion njerëz u infektuan me virusin, ndërsa rreth 940,000 njerëz vdiqën nga SIDA.

Sipas rezultateve të raportit të UNAIDS, në vitin 2017, 75 për qind e numrit të përgjithshëm të personave të infektuar me HIV e dinin se ishin të infektuar, ndërsa në vitin 2015 ky numër ishte 67 për qind.

Është katastrofike se madje 9.4 milionë njerëz në botë fare nuk kanë informacion se janë të infektuar me këtë virus, prandaj nga UNAIDS bëjnë thirrje që urgjentisht të kalojnë testimin e HIV-it dhe të fillojnë trajtimin.

Ndër njerëzit e infektuar gjenden 35.1 milion të rritur, dhe 1.8 milion janë fëmijë nën moshën 15 vjeç.

Shumica e të infektuarve janë në Afrikën Lindore dhe Jugore. Raporti gjithashtu tregon se në vitin 1996, numri i njerëzve që jetojnë me HIV arrinte 3.4 milionë.