Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Kuçovës, pasi në bashkëpunim me një tjetër person të paidentifikuar vodhën një dyqan celularësh, duke plagosur me thikë punonjësin e tij 24-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Llukan Prifti” të qytetit, ku dy personat, i dyti ende i paidentifikuar, kanë hyrë në një dyqan celularësh në pronësi të 37-vjeçarit G.D., plagosën me thikë punëtorin E.I., 24 vjeç, e rrëmbyen 23 celularë dhe një laptop./raporton Top Channel
Pas përfundimit të vjedhjes, ata thyen xhamin e parë të automjetit “Benz” të punonjësit të plagosur, i cili gjithsesi ka mundur të njoftojë në kohë shërbimet e policisë, që bënë të mundur arrestimin e njërit prej hajdutëve dhe sekuestrimin e sasisë së vjedhur nga dyqani.

