“Vjeshta më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë” – Paralajmërime se kjo dekadë do të jetë më e nxehta në histori

Suedia dhe Finlanda thyen rekordet kombëtare ndërsa Norvegjia kishte nëntorin e saj më të ngrohtë që nga fillimi i rekordeve në 1900.

Temperaturat mesatare të vjeshtës në Evropë këtë vit kanë qenë më të lartat që kur kanë filluar regjistrimet, sipas Komisionit Evropian.

Periudha nga shtatori në nëntor ishte 1.9 ℃ më e nxehtë se periudha standarde e referencës 30-vjeçare nga 1981 në 2010 dhe 0.4 ℃ më e lartë se vjeshta e mëparshme më e ngrohtë në 2006, sipas të dhënave të lëshuara nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Kopernikut në BE.

Suedia dhe Finlanda thyen rekordet kombëtare ndërsa Norvegjia kishte nëntorin e saj më të ngrohtë që nga fillimi i rekordeve në 1900.

Ky raport vjen ndërsa Organizata Botërore Meteorologjike (ËMO) paralajmëroi se dekada do të jetë më e nxehta në historinë njerëzore. /Scan