Vladimir Putin po lufton me kancerin dhe sëmundjen e Parkinsonit, në muajin shkurt kishte bërë një operacion urgjent

Spekulimet se mbretërimit të tij 20-vjeçar mund të jetë afër fundit, u rritën pasi u hartuan disa ligje që e bëjnë atë deputet për gjithë jetën kur ai të jep dorëheqjen.

Presidenti rus Vladimir Putin ka kancer si dhe simptoma të sëmundjes së Parkinsonit, ku në muajin shkurt kishte bërë një operacion urgjent.

Siç raportojnë mediet e huaja, analisti politik Valery Solovei pretendimet e mëparshme të të cilit ishin mohuar për shëndetin e dobët të njeriut më të fortë në Rusi, thotë se Putini ka në plan të jap dorëheqjen e tij nga Kremlini në fillim të vitit të ri.

Solovei pretendon të këto burime i ka nga Kremlini.

“Unë nuk jam mjek dhe nuk kam asnjë të drejtë etike për t’i zbuluar këto probleme. Diagnoza e dytë është shumë më e rrezikshme, pasi Parkinsoni nuk kërcënon gjendjen fizike, por thjesht kufizon paraqitjet publike. Por ekziston një diagnozë fatale”, tha Solovei.

Ai shton se Putini në muajin shkurt i është nënshtruar një operacioni për kancerin në bark.

Kremlini u detyrua të mohojë që Putin kishte probleme shëndetësore, pasi ai u përballë me një kollitje gjatë një takimi përmes videopamjeve.

Po ashtu, sipas medieve të huaja, të dhëna nga burimet e brendshme të Kremlinit thanë se, ai ka simptoma që lidhen me sëmundjen e Parkinsonit.

Spekulimet se mbretërimit të tij 20-vjeçar mund të jetë afër fundit, u rritën pasi u hartuan disa ligje që e bëjnë atë deputet për gjithë jetën kur ai të jep dorëheqjen. /Telegrafi/