Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu luhen sot pa tifozë!

Tashmë është zyrtare, dy sfidat e fundit të javës së 26-të të Kategorisë Superiore do të luhen pa tifozë.

Tashmë është zyrtare, dy sfidat e fundit të javës së 26-të të Kategorisë Superiore do të luhen pa tifozë.

Për shkak të emergjencës nga koronavirusi dhe vendimit të qeverisë për të pezulluar çdo aktivitet sportiv, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Ministrinë e Sporteve që takimet e sotme në program për javën e 26-të Skënderbeu-Kukësi dhe Vllaznia-Partizani të mos të shtyhen por të luhen në orën 18:00 pa praninë e tifozëve.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubet që do të zbresin sot në fushë. Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me ndeshjet e javës së ardhshme, por e sigurtë është që takimet e sotme do të zhvillohen./SuperSportImage result for kategoria superiore