Grabitet pronari i një pike këmbimi në qytetin e Vlorës. Ngjarja e regjistruar rreth orës 21:50 të së dielës në lagjen Bashkimi, ose siç edhe njihet ndryshe lagjja Çole,raporton Top Channel.
Autorët kanë arritur ti marrin çantën që mbante në sup,aty ku kishte edhe shumën e lekëve,që kishte marrë nga subjekti. Autorët pasi e kanë goditur,janë larguar duke përfituar nga errësira, ndërsa pronari i subjektit është vënë në ndjekje, teksa ka lajmëruar edhe policinë për ngjarjen.
Në kërkim janë vënë edhe blutë e Vlorës,ndërsa nuk dihet shuma që kanë arritur të grabisin autorët apo identiteti i tyre.



