Vlorë, nipi vret xhaxhain dhe më pas veten

Një krim në familje ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Vlorë, ku nipi ka vrarë xhaxhain dhe veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mekat brenda banesës së familjes Koreta.

Genci Koreta, 39 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, Jorgji Koreta, 64 vjeç, e më pas veten.

Në vendngjarje është gjetur arma e gjahut, e cila është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet e para mësohet se autori i ngjarjes është person që vuante nga probleme me shëndetin mendor pasi vuante nga depresioni.

Policia po heton për të zbuluar më tepër detaje rreth ngjarjes.