Vlorë, një e moshuar gjen vdekjen në plazh

Një e moshuar ka gjetur vdekjen në plazh mëngjesin e sotëm në Vlorë. Burime nga policia raportojnë se rreth orës 09:22, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, dyshohet se 71 vjeçarja L. R., ka pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Plazhi i Ri” në breg të detin, ku shtetësia L.R ka qenë nën shoqërinë e bashkëshortit të saj.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshëm hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.