Vlore, zhduket një 15-vjeçare

I ati tregon se vajza u largua vetë nga shtëpia tre ditë më parë...

Një baba kërkon vajzën e tij të zhdukur prej tre ditësh. E mitura u shpall e humbur pasi që prej së enjtes rreth mesnatës familjarët kanë humbur lidhjet me të.

Aë mbrëmje vajzës i ishte kërkuar të kthehej në shtëpi por i ati Miklovan lico thotë se ajo nuk erdhi kurrë.

Për herë të fundit 15 vjeçarja Ergita Liço është parë në Lushnje ku kamerat e sigurisë e kanë kapur në një hotel, raporton Top Channel.

Denoncimi nga familja është bërë në komisariatet e Vlorës dhe Lushnjes por i ati dyshon se tashmë ajo mund të jetë në Tiranë.