Vodafone shfaq probleme me rrjetin 4G për përdoruesit në të gjithë Evropën

Vodafone ka pësuar disa probleme me shërbimet e internetit në rrjetin 4G, dhe përdoruesit nuk kanë mundur të qëndrojnë online.

Vodafone ka pësuar disa probleme me shërbimet e internetit në rrjetin 4G, dhe përdoruesit nuk kanë mundur të qëndrojnë online.

Problemi është shfaqur në të gjithë Evropën. Përdorues në shumë shtete të kontinentit kanë raportuar ndërprerjen e internetit, por jo çdo përdorues është përballur me një mosfunksionim të tillë.

Disa përdorues të Vodafone sugjeruan që problemi mund të vijë nga DNS, sistemi që funskionin si libër adresash për internetin. Nëse është e vërtetë kjo, atëherë ka problem me lidhjen e internetit në ueb, pasi kjo do të thotë që trafiku i kompjuterave nuk po drejtohet si duhet. /E Përditshmja