“Unë përfaqësoj njerëzit atje, kam detyrimin që të zbatoj ligjin në emër të tyre. Rezistenca nuk është asgjë më shumë se zbatimi i ligjit. Ne jemi drejt rrugëtimit të fundit të një marrëzie, pavarësisht të gjitha presioneve. Gjatë gjithë këtij proces, po flas për zgjedhjet vendore, unë kam zbatuar vetëm ligjit. I jam referuar pikërisht ligjit, këtë e ka dëshmuar më së miri 30 qershori. Edhe qëndrimi im në vazhdim do të jetë në emër të ligjit”, tha zonja Ademi.
Duke treguar takimin me monitoruesit me OSBE/ OHDIR, Ademi tha se në Shkodër kanë votuar rreh 10 mijë vetë. E duke iu referuar kësaj shifre kryetarja e Bashkisë tha se nuk mund të lejojë që qytetin ta uzurpojë krimin, raporton balkanweb
“Rezistencat e mia edhe pas 30 qershorit janë ligjore dhe janë në zbatim të ligjit. Kush do ta merrte përsipër që në qytetin e Shkodrës, përballë asaj mase të madhe njerëzish të mund të lejojë që kriminaliteti të uzurpojë pushtetin. Jemi shumë herët për të dhënë përfundime”, theksoi zonja Ademi.


