“Vota, i vetmi instrument për të zgjidhur krizën në PD”, Këlliçi: Deklarata e Bashës se nuk kishte humbur asnjë garë ishte…

“Në 7 mars në mëngjes, zoti Basha kreu vetëvrasjen e tij politike”.

Kështu deklaron deputeti demokrat, Belind Këlliçi sot në emisionin ‘Frontline’ të gazetares Marsela Karapanço, teksa komentoi deklaratën e ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha i cili tha një ditë pas zgjedhjeve të 6 marsit, se nuk kishte humbur asnjë betejë zgjedhore. Këlliçi tha se vota është i vetmi instrument për të zgjidhur krizën dhe për të arritur bashkimin në PD. Mes të tjerash ai tha se do të dilet me një vendim se kur do të mblidhet Kuvendi i Grupit të Rithemelimit, që ishte planifikuar që të mbahej më 30 prill. “Edhe shumë ditë jo, pasi në ditët e fundit ka pasur fjalë që dorëheqja do vinte.

Por në 6 mars i dha fund gjithçkaje, dhe ranë maskat. Ishte një votim real dhe zoti Basha nuk mund të fshihej më pas gishtit. Logo e PD ka bërë historinë e politikës shqiptare, u rendit e treta, as në vitin 97. Në 7 mars në mëngjes, zoti Basha kreu vetëvrasjen e tij politike. Deklarata se ai nuk kishte humbur asnjë zgjedhje, ishte deklarata që i vuri vulën kokëfortësisë së tij. ne kemi qenë të qartë. Më vjen keq për logon e PD, por Shtëpia e Lirisë, ia doli të renditet forcë e dytë, një koalicion i udhëhequr nga Berisha.

Zonja Kim e përshëndeti aktin e largimit, siç e bëra dhe unë. edhe në ditën e sotme që shënjon 30-vjetorin e PD, ne si formuar rinor kemi një program ambicioz me disa të rinj republikanë amerikan. Në Amerikë çdo krizë zgjidhet me votë. në 30 prill do të mbahet kuvendi i Grupit të Rithemelimit. i Bëjmë thirrje të gjithëve që të garojnë për drejtues dhe kryesi. Ka pasur një debat ditën e sotme, dhe vijon të jetë ky diskutim, pasi ka shumë pak zëra, që kërkojnë mbase shikimin e një opsioni për ta zgjatur këtë datë të mbajtjes së Kuvendit. Unë s’jam dakord që ky Kuvend të mbahet. Sot ka shkuar për të paketuar gjerat në zyrë, se s’ma ha mendja të bëjë ndonjë punë.

Ne kemi pasur diskutime për vendimmarrjen në vijim. I takon deputetëve që t’i zgjasin dorën kujtdo demokrati që të vijë dhe të na bashkohet dhe të futet në garë, të shpreh ambicien personale për çdo pozicion. Ne jemi të hapur për çdo demokrat. Çdo mosmarrëveshje ta zgjidhim me votë. Vota është i vetmi instrument për të zgjidhur krizën në PD. Do të ketë një vendimmarrje për datën se kur do të mblidhet Kuvendi.”, tha Këlliçi.