Ditën e sotme nga mediat e huaja u raportua se 33 ushtarë turq mbetën të vdekur si shkak i një sulmi ajror në Siri. Ndërkohë pas këtij sulmi janë zbuluar edhe disa regjistrime gjatë kohës kur është kryer sulmi ajror.
Në këtë video të filmuar arrihet të shikohet momenti i goditjes tek autokolonat me mjete të blinduara që përdoren vetëm për luftë dhe sulme të ashpra.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjetes, ku të paktën 33 ushtarë turq u vranë ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur, nga forcat e Asadit në zonën e de-eskalimit, në Idlib.
“Janë neutralizuar 5 helikopterë, 23 tanke, 23 artileri dhe obusë, nga një sistem mbrojtës ajror SA-17 dhe SA-22 si dhe 309 ushtarë të regjimit. Pavarësisht se vendet ku gjenden njësitet tona janë koordinuar paraprakisht me zyrtarët e Rusisë në terren, ka ndodhur ky sulm.“- ka deklaruar ministri Akar.
Ndër të tjera ministri tha se përveç paralajmërimeve pas sulmeve të para, regjimi sirian vijoi sulmet vdekjeprurëse, madje ata mundoheshin të sulmonin edhe ambulancat.
“Asnjë grup i armatosur nuk ishte rreth trupave turke gjatë sulmit vdekjeprurës të regjimit të Asadit.”- shtoi ai.



