Ndërsa për të bashkëpandehurin e tij, Elton Halipajn u kërkua dënim me 35 vite burg.
Devi Kasmi u ekzekutua në Tiranë, pas një pritje të ngritur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Dy persona me motoçikletë, kryen qitje me pistoletë, duke vrarë 41-vjeçarin.
Ata kanë qëlluar pesë herë, në kokë dhe në trup, duke u siguruar për ekzekutimin e shënjestrës së tyre.



