Dy vëllezër Besmir dhe Viktor Haxhia u ekzekutuan pranë tregut të makinave në zonën e ShënVlashit në Durrës. Ata ishin duke udhëtuar me një automjet tip Volkswagen Golf.
Më 1 maj drejtori i policisë Ardi veliu njoftoi se dy autorët e ngjarjes ishin arrestuar nga policia.
Veliu tha se me arrestimin e tyre u bë e mundur edhe zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 02.03.2020, në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja”, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit D. Sh., 35 vjeç dhe A. A., 24 vjeç, ngjarje për të cilën dyshohet se autorë janë dy shtetasit e arrestuar.




