Një operacion i gjerë i policisë së Kosovës është zhvilluar gjatë natës së kaluar në veri të vendit. Sipas burimeve zyrtare, 2 persona janë arrestuar të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e ish-kreut të serbeve të Kosovës, Oliver Ivanoviç.
Mësohet se në pranga është vënë Rade Basara, zyrtar i lartë i stacionit të policisë në Veri të Mitrovicës dhe një person tjetër i identifikuar si Zhelko Bojiç.
Sipas prokurorisë, të dy këta persona dyshohen si të përfshirë në krim të organizuar, pjesëmarrje në fshehjen e provave që kanë të bëjnë me vrasjen e Oliver Ivanoviç.



