Vrasja e motrave në Astir, flet djali i Zhanetës që pa gjithçka: Flokët e mamit tim kanë dalë me gjithë kafkë. Ai ishte i frikshëm, u ul dhe e vendosi armën në fyt, por…

Djali i Zhanetës, njërës prej motrave që u vra në Astir paraditen e 31 Dhjetorit, në një intervistë të dhënë për TCH ka treguar skenën e krimit dhe mënyrën si ndodhi ngjarja e rëndë.

14-vjeçari u shpreh se pasi ra dera, tezja e tij u ngrit për ta hapur duke e pyetur personin se kush ishte. Në momentin që personi jashtë u përgjigj Kastrioti ajo e hapi derën pa ditur se do të përballej me Përparim Ademin e armatosur.

Pasi Ademi ka ekzekutruar dy motrat me gjakëftohtësi, ai është ulur në divan duke e drejtuar armën në fytin e tij, por nuk e shkrepi. Djali shprehet se ai e bëri këtë veprim që ai të mendonte se përparimi kishte vdekur.

“Ra dera dhe më pas tezja ime çohet nga tavolina dhe shkon për ta hapur dhe pyeti kush është. Personi jashtë u përgjigj Kastrioti. Tezja u mundua të mbyllte derën por ishte shumë vonë. E dija se diçka e keqe do të ndodhte, por jo kjo që ndodhi. Ai kishte hyrë tashmë dhe shumicën e plumbave pasi hyri i hëngri tezja ime. Ai vazhdonte të qëllonte edhe pasi mamaja ime kishte vdekur. Dera ka qenë e hapur, mund të shikoni se aty janë flokët e mamit tim që kanë dalur me gjithë copa të kafkës. Këtu janë plumbat dhe këpucët më gjak.

Fillova duke bërtitur dhe vrapova për nga frigoriferi dhe ai u ul te këndi aty. Në momentin që u ul ai mbajti armën në fytin e tij dhe ndoshta ka tentuar të vriste veten. Por unë mendoj se këtë veprim e ka bërë që të më gënjejë mua që ai ka vdekur.

Nuk kishte emocione në fytyrë, ishte gjakftohtë dhe i frikshëm. La armën e krimit aty dhe u largua menjëherë”, u shpreh djali i Zhanetës.