Vrasja e rapsodit të njohur dhe mikut të rij/ Bashkëpunëtori i krimit të dyfishtë mohon akuzat në Polici

Agron Lushi ka mohuar akuzat në polici dhe ka theksuar se nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë

Detaje të reja kanë dalë nga vraja e dyfishtë në Lezhë, ku u ekzekutuan me armë zjarri Kolë Murrani dhe miku i tij, Preng Simoni. Bashkëpunëtori i krimit të dyfishtë, Agron Lushi ka mohuar akuzat në polici dhe ka theksuar se nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë. Pritet që Lushi të merret sërish në pyetje nga Policia.

Agron Lushi u arrestua një ditë më parë nga Policia e Lezhës dhe mbi të rëndojnë akuzat “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Dyshohet se Lushi është personi që e ka ndihmuar autorin, Aleksandër Përdoda që të kryente vrasjen e dyfishtë që tronditi Lezhën më 27 prill të këtij viti. 35-vjeçari, rezulton të jetë një person me precedentë penalë, pasi është arrestuar më herët për trafik droge.

Kol Murrani dhe Preng Simoni u ekzektuan me armë zjarri, një ditë më parë, në fshatin Lalm të Vjetër në Lezhë. Të dy janë gjetur pa jetë nga djali i një prej viktimave, i cili ka lajmëruar edhe autoritetet. Pas vrasjes, miqtë e Murranit shprehën dhimbjen e tyre në rrjetet sociale, për vrasjen. Në burg në lidhje me këtë ngjarje është lënë Aleksandër Përdoda dhe në kërkim është shpallur vëllai i këtij të fundit, Edmon Përdoda.