Vrasja e të riut nga efektivi i “Shqiponjave”! Prokurori Ardian Braho përjashton Policinë e Shtetit nga hetimet

Prokurori i Rrethit Tiranë, Ardian Braho i ka përjashtuar për shkak të konfliktit të interesit mes palëve, ndërkohë në hetime janë të përfshirë ende 'agjentët' e SHÇBA-së.

Policia e Shtetit është përjashtuar nga hetimet lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i “Shqiponjave” pasi nuk iu bind urdhërit për të ndaluar.

Prokurori i Rrethit Tiranë, Ardian Braho i ka përjashtuar për shkak të konfliktit të interesit mes palëve, ndërkohë në hetime janë të përfshirë ende ‘agjentët’ e SHÇBA-së.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate. Efektivi i Policisë i mbetur vetëm me 25-vjeçarin Klodian Rasha e ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur për vdekje. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 25-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme, duke pranuar se nuk kishte armë, deklaratë që e rrëzoi vetë pak më vonë. Prokuroria dhe SHÇBA po ndjekin ngjarjen për të parë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.