Autori i vrasjes së 62-vjeçarit Haxhi Bacinovski, është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij, rreth orës 19:30 të së mërkurës.
62 vjeçari Islam Myslaj është vetëdorëzuar në polici katër ditë pasi ishte shpallur në kërkim. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye të një borxhi të pashlyer.
Burime nga policia bëjnë me dije se miku i autorit, 56-vjeçari me inicialet M.P ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë, shkruan Top Channel.
Sipas tij viktima, Haxhi Baçinozi, dhe autori, Islam Myslaj, ishin takuar rastësisht në rrugë dhe kishin nisur të debatonin për problemet e vjetra mes tyre për një biznes të përbashkët që e kishin mbyllur.
“Pas debateve Islami e ka qëlluar fillimisht njëherë me një plumb dhe kur Haxhiu është rrëzuar, ai ka qëlluar edhe me dy plumba të tjerë”. mësohet të ketë thënë në polici M.P i cili dyshohet se është mik i autorit Islam Myslaj.



