Vrasje në Durrës, 32-vjeçari qëllohet me breshëri kallashnikovi gjatë konfliktit

Në komunikatë, saktësohet se policia ka shoqëruar disa persona, si dhe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Policia njofton se një vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot pasdite në lagjen numër 16 në Durrës.

Sipas policisë, 32-vjeçari Edmir Bregu me emër të ndryshuar në Ilir Kuçi , është qëlluar me armë zjarri në këmbë teksa ka ndërruar jetë në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.

Në komunikatë, saktësohet se policia ka shoqëruar disa persona, si dhe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e  autorit.

 

Balkanweb raporton se Edmir Bregu u qëllua gjatë konfliktit prej autorëve me breshëri kallashnikovi disa herë. Autorët mundën të largohen duke shfrytëzuar shiut e rrëmbyeshëm, errësirën dhe zonën periferike ndërkaq në komisariat janë shoqëruar një numër i shumtë dëshmitarësh okularë.

Shtetasi i plagosur J. B., ndërroi jetë në urgjencën e spitalit rajonal Durrës.