Vrau dhe groposi fqinjin 8-vjeçar, policia nxjerr foton e 38-vjeçarit që kreu krimin monstruoz në Fier

Policia e Shtetit ka publikuar foton e autorit të krimit monstruoz në Fier. Në foton e bërë publike ai shfaqet pranë dy policëve me pranga në duar.

Klodian Çalamani rrëmbeu dhe më pas groposi 8-vjeçarin, fqinjin e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhur në fshatin Graçalle, tronditin opinionin publik. 38-vjeçari autori i krimit pasi e ka marrë të miturin në banesën e tij e ka goditur atë në kokë me lopatë.

Pas kësaj ai e ka groposur në oborrin e banesës së tij ku jetonte i vetëm.

Klodian Çalamani njihej nga banorët e zonës si një person problematik pasi konsumonte pije alkoolike. Vetë Çalamani ka pranuar krimin e rëndë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Klodian Çalameni