RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që prej mbrëmjes së djeshme janë duke zhvilluar kontrolle në zonën Mirditës për të kapur autorin e krimit të dyfishtë në Rrëshen, Fatmir Kolecaj. Policia po zhvillon kontrolle me dron për lokalizimin e autorit.
Mbërmjen e djeshme në Rrëshen Fatmir Kolecaj nxori armë dhe vrau ish-bashkëshorten dhe kunatin, Esmeralda dhe Vladison Filopati, në oborrin e shtëpisë së tyre. Dyshohet se ngjarja ndodhi pas sherrit për 3 fëmijët e çiftit, pasi vikitimat kohët e fundit nuk kanë lënë autorin që t’i shikonte ata.
Skena makabre është parë nga e gjithë familja dhe nga banorët e zonës. Pas krimit, Koleci është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka vënë 5 milionë lekë dëmshpërblim për këdo që jep informacion për autorin.



