Vuçiç pas takimit me Komisionerin për Zgjerim të BE-së: Unë do ngrihem në këmbë për çdo serb e shqiptar që vdiq në luftë

Ai deklaroi se do të nderoi çdo viktimë lufte, pavarësisht nënshtetësisë që kanë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në takimin me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, i është përgjigjur pyetjes së një gazetari të Radio Evropa e Lirë, nëse do të nderojë viktimat shqiptarë të luftës së viteve 1990. Ai deklaroi se do të nderoi çdo viktimë lufte, pavarësisht nënshtetësisë që kanë.

“Unë do të ngrihem për çdo serb, për çdo shqiptar, për të gjithë të tjerët që vdiqën në çdo konflikt lufte me shpresën se nuk do të ketë kurrë një luftë tjetër,”

Ai gjithashtu tha se gjatë një takimi me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në 3 tetor, një nga pjesëmarrësit i kishte kërkuar që të ngriheshin për të nderuar shqiptarët e vrarë.

“Nuk do të them nëse ishin trika apo jo, nuk më intereson, gjithmonë do të ngrihem. Mendoj se mirësjellja elementare ia dikton këtë çdo njeriu. Fakti që disa njerëz nuk kanë moral, dhe dalin me gjëra për të cilat është rënë dakord të mos dalin në publik, kjo flet për moralin e tyre ”.

Ndërkohë që pyetjes së REL-it nëse do t’i nderojë shqiptarët e vrarë të Kosovës në vendin e varrezës masive në Batajnicë, nuk ju përgjigj.

Ndërkohë që edhe Fondi për të Drejtën Humane, ia ka drejtuar këtë kërkesë Presidentit Vuçiç, që të nderojë 744 viktimat shqiptare të luftës, pas deklarimit se në mbledhjen me mbyllur të 3 tetorit, ata kishin nderuar me një minutë heshtje viktimat në varrezën e Batajnicës.

Në vitin 2001, 744 trupa të shqiptarëve të Kosovës që u vranë nga forcat serbe, u varrosën në Batajnicë, rreth njëzet kilometra nga qendra e Beogradit.