Vuçiç: Serbia duhet të shfaqë respekt ndaj viktimave të Srebrenicës

Vuçiç tha se në Serbi duhet të flitet "për krimet e tmerrshme në Srebrenicë dhe se kupton emocionet e boshnjakëve"

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia duhet të shfaqë respekt për viktimat e Srebrenicës dhe se duhet ta bëjë këtë në mënyrën e duhur, sepse përndryshe nuk mund të kërkojë respekt për viktimat e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për 25 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, Vuçiç tha se në Serbi duhet të flitet “për krimet e tmerrshme në Srebrenicë dhe se kupton emocionet e boshnjakëve”, sepse edhe serbët kanë ndjenja të tilla ndaj krimeve në Luftën e Dytë Botërore.

I pyetur për ndarjen në Serbi, nëse ka pasur genocid në Srebrenicë apo jo, Vuçiç tha se pozicioni i Serbisë është i njohur, por se ajo që njerëzit sinqerisht ndjejnë është më e rëndësishme se kualifikimi ligjor, dhe se Serbia dëshiron marrëdhëniet më të mira me boshnjakët.

I pyetur në lidhje me aktgjykimin kundër Husein Mujanoviç, Vuçiç tha se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e luftës, duke shtuar se mënyra e vetme për t’u përgjigjur ata që kanë kryer krime kundër serbëve është që të miratohet një ligj që vlen për tërë Jugosllavinë.

Ai tha se pala tjetër nuk dëshiron t’i përndjekë ata që kanë kryer krime kundër serbëve.

Vuçiç gjithashtu foli edhe për video-konferencën trepalëshe midis Bashkimit Evropian, Serbisë dhe Kosovës, duke theksuar se presidenti i francez dhe kancelarja gjermane janë shumë të interesuar për zgjidhjen e problemit për shkak të rivalitetit me SHBA-në, për edhe për shkak se një “konflikt i ngrirë” nuk mund të zgjasë gjithmonë.