Përmes një konference për medie, deputeti Artan Abrashi i pyetur nga KosovaPress për këtë çështje tha se kryeministri Hoti po zhvillon dialogun pa platformë dhe legjitimitet.
“Dialogu po zhvillohet pa platformë. Nga gjithë ai takimi i djeshëm doli në pah vetëm që Hoti flet gjuhën serbe. Zotëri Hoti nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet për të përfaqësuar Kosovën”, tha ai.



