Modestia është njëra ndër virtytet më të rëndësishme të njeriut, e që, për fat të mirë, një gjë të tillë e posedon kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Jo rastësisht qytetarët e kësaj komune e kanë emëruar me epitetin “kryetari modest”.
Xhafer Tahiri, si rrallë kush nga politikanët shqiptar u ka ofruar gatishmërinë për ndihmesë dhe mbështetje çdo qytetari që ka nevojë për ndihmen e tij, shkruan Kosova Post.
Vendimin që e kishte marrë vitin e kaluar që zyrja e kryetarit të jetë hapur tërë kohën, aq më shumë, qytetarët e Vushtrrisë janë dëshmitarë se një kohë të gjatë zyrja e tij nuk ka pasur derë fare, tregon më së miri sinqeritetin e tij në punën që e bënë, shkruan KosovaPost.
Gadishmëria e tij për t’i ndihmuar qytetarët e Vushtrrisë, afërsia e tij me secilin nga ata si dhe transparenca e paparë gjerë më tani në Kosovë kanë bërë që Xhafer Tahiri, të bëhet simbol i një kryetari të dinjitetshëm dhe model të cilin e admirojnë dhe e dëshirojnë të gjitha komunat në Republikën e Kosovës.
Kosova Post ka monitoruar nga afër komunën e Vushtrrisë, dhe ka mësuar se një numër i madh i qytetarëve të po asaj komunë priten në mënyrën më të mirë nga vetë kryetari Xhaferi me të cilët diskuton rreth problematikave të ndryshme të tyre.

