Xhelal Mziu shënon ‘arritjen’ e parë në Dibër, bën deklaratën entuziaste në prag të nisjes së fushatës: Shkapërderdhet banda 184

Drejtuesi poitik i qarkut Dibër Xhelal Mziu, përmes një statusi në facebook, ka komentuar largimin e Olta Xhaçkës nga Dibra dhe kandidimin e saj në rrethin e Korçës.

Mziu shprehet se paniku i humbjes e detyron Ramën të largojë ministren Xhaçka nga vendi i krimit.

Ky largim sipas demokratit shënon dhe shpërbërjen e bandës 184, pasi me Xhaçkën do të largohet dhe i shoqi i saj, Artan Gaçi, i përfshirë në blerjen dhe vjedhjen e votave, duke intimiduar votuesit.

Postimi i plotë: “Shkapërderdhet” banda 184 e Dibrës!

Paniku i humbjes detyron Ramën të “zhdukë” Xhaçkën nga vendi i “krimit”.

Megjithëse ishte paralajmëruar largimi i saj që në fund të Janarit, kjo ndodhi sot dhe tregon qartë panikun e humbjes.

Olta Xhaçka ishte jo vetëm pjesë e bandës së vjedhjes së votave të 2017, si e përfshirë vetë por edhe i shoqi Artan Gaçi në blerjen dhe vjedhjen e votave, duke kërcënuar votuesit.

Olta Xhaçka si kordinatore e PS në Qarkut Dibër abuzoi me mjetet e MM, pasi në vetëm dy muaj përdori si “taksi” helikopterin Cougar të ushtrisë.

Si Ministre abuzoi me tenderat në kohë pandemie dhe sot po hetohet nga SPAK.

Edi Rama si humbësi i madh, i përdori bandat dhe banditët, tani largoi shefat duke lënë “fillikat” pjestarët e bandës të mbledhin vota në Dibër.

Si drejtues politik i Qarkut Dibër do ti sigurojmë Edi Ramës, Xhaçkës, bandave dhe banditëve të tij humbjen dhe disfatën më të thellë që ka njohur ndonjë herë PS në Dibër.