Yuri Kim reagon për kapjen e 400 kg kokainë: Është rezultat i bashkëpunimit të fortë midis SPAK dhe DEA-s amerikane

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar me një postim në Twitter në lidhje me operacionin e djeshëm të policisë shqiptare ku u sekuestruan 400 kg kokainë që ishte fshehur mes bananeve, kishte zbarkuar në portin e Durrësit dhe është kapur në Lipjan.

Kim tha se kapja e një sasie kaq të madhe të lëndëve narkotike vinte si rezultat i bashkëpunimit të SPAK-ut, policisë shqiptare dhe DEA-s amerikane.

“Kapja e djeshme e 400 kg kokainë është rezultat i bashkëpunimit të fortë midis SPAK & Policia së Shtetit Shqiptar, në bashkëpunim me @DEAËashingtonDC, që luajti një rol të rëndësishëm në këtë grevë kundër trafikantëve ndërkombëtarë të drogës dhe krimit të organizuar”-shkruan Kim në postimin e saj.