Zaev shtyn dorëheqjen, vijon të jetë kryeministër dhe në krye të LSDM

Zoran Zaev do të vijojë të jetë kryeministër i Maqedonisë se Veriut dhe kryetar i LSDM-së.

Një natë më parë organet më të larta të LSDM-së vendosën që dorëheqja e Zaevit të shtyhet, për shkak të situatës në të cilën ndodhet vendi.

Pero Kostadinov, anëtar i kryesisë të LSDM-së nuk saktësoi se për sa kohë do të shtyhet dorëheqja e Zaevit, por tha se Maqedonia e Veriut ndodhet para sfidave të mëdha, përfshirë dhe pritjet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Pak javë më parë, Zaevi u shpreh se do të tërhiqej për shkak të humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet lokale.

Por, dorëheqjen nuk e kishte dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.