Sipas gjeologëve britanikë të Oksford dhe Aberdeen, objekti qiellor mendohet se ka pasur një diametër prej jo më shumë se 1 km dhe ka ndodhur kur ishulli ishte një hapësirë toke e thatë me vendndodhje pranë ekuatorit.
Krateri i zbuluar ndodhet në detin e Skocisë, në rreth 200 m thellësi dhe sipas studiuesve bëhet fjalë për asteroidin më të madh që ka goditur ndonjëherë Britaninë e Madhe. Shenjat e përplasjes antike ishin vërejtur që në vitin 2008, por vetëm tani është identifikuar vendi i saktë ku ka ndodhur impakti dhe që mbart gjurmët e tij.
Mendohet se përplasja ka ndodhur me një shpejtësi rreth 61 mijë km/orë dhe studime të mëtejshme mbi përbërjen e shkëmbinjve në atë zonë do të bëjnë të mundur të zbulohet më tepër mbi prejardhjen e trupit qiellor që goditi Tokën.
Klan Plus



